Miftaraj dhe Mehmetaj kritikojnë ashpër Hajrullah Çekun: Nëse mbetet Prishtina në vizionin e tij, kurrë dritë s’ka me pa kryeqyteti
Dy figura të njohura publike, Ehat Miftaraj nga KDI dhe gazetari e analisti Lirim Mehmetaj, kanë reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku duke e cilësuar si të dobët në menaxhim dhe pa rezultate konkrete.
Në reagimet e tyre të ndara, por identike në përmbajtje, ata kanë theksuar se “nëse Prishtina mbetet në vizionin dhe veprimet e Hajrullahut, kurrë dritë e hajr s’ka me pa kryeqyteti”.
Miftaraj dhe Mehmetaj kanë kujtuar periudhën katërvjeçare e gjysmë të Çekut në Ministri duke e përshkruar si kohë të mbushur me tendera, konkurse dhe qeverisje me ushtrues detyre.
“S’ka bërë asgjë të prekshme për qytetarët, shumë dobët z. Çeku”, kanë përfunduar ata. /Kosova.info/
