Shehu nga Juniku: Premtimet e para janë realizuar, tani vazhdojmë me +4

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Junikun, Ruzhdi Shehu, ka mbajtur një tubim me qytetarët, ku falënderoi për përkrahjen e madhe në prag të zgjedhjeve lokale 2025.

Shehu tha se premtimet e dhëna për mandatin e parë tashmë janë bërë realitet dhe se bashkë me qytetarët synon të vazhdojë me një mandat të dytë për ta kompletuar transformimin e plotë të Junikut.

“Faleminderit qytetarëve të Junikut, mërgatës, të rinjve, grave dhe kategorive të dala nga lufta për mbështetjen tuaj. Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë”, tha Shehu.

Ai u shpreh se përkrahja e qytetarëve është forca kryesore që e motivon atë dhe LDK-në për të vazhduar punën. /Kosova.info/

Go to TOP