“Liria ka Emër” organizon marsh simbolik me motorë nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit
Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit.
Në këtë nismë do të marrin pjesë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të përcjellë një mesazh të qartë: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane.
Sipas organizatorëve, ky marshim përbën një shenjë simbolike të unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin.
Detaje të mëtejshme lidhur me itinerarin dhe organizimin do të bëhen publike në ditët në vijim.
#LiriaKaEmër /Kosova.info/
