LVV krejt ka dalë prej binarëve

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Prandaj disa ditë më herët u thash “shkoni në opozitë e reflekoni e reformohuni”.. Shpëtojeni pak fytyrë që ju ka mbetë..se veç keq e ma keq po bëheni. Nëse vazhdojnë kështu, nuk ka me mbetë asgjë prej partisë, rrezikon me u shkatërru totalisht, mos me pas fare të ardhme.

Jo vetëm bllokada e Kuvendit dhe kriza institucionale, shkatërrimi i ekonomisë, kriza e energjisë, zullumi ndaj bizneseve, kapja e bordeve dhe politizimi i institucioneve kyçe.. tash edhe në RTK po sillen si regjim autokratik.

Ironia më e madhe është se këta erdhën në pushtet me premtimin për çkapje. Për liri e demokraci. Për fjalë e mendim të lirë.

E sot? Sot janë kthy ma zi se ditët ma të errëta të pasluftës. Nga shpresa dhe heronjtë e Kosovës, LVV e Kurti janë shndërru në diktatorë të vegjël e autokratë paranoikë.

Këto janë sinjalet e qarta se kur pushteti humb rrugën, nuk ka kthim mbrapa. E ata që sot po i ndërmarrin këto veprime me urdhra politike… nesër mund ta paguajnë shtrenjtë.


Go to TOP