Isufi: Na duhen 180 minutat perfekt për të mposhtur Vikingur-in

FC Malisheva nesër mbrëma e nis misionin në Ligën e Konferencës, ku në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Víkingur Reykjavik e Islandës.

Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi në konferencën për media, një ditë para duelit me Víkingur Reykjavik, e ka pranuar së skuadra kundërshtare ka përvojë të madhe ndërkombëtare, por ai beson se Malisheva ka bërë përgatitet e duhur për këtë sfidë tejet të rëndësishme dhe të vështirë.

“Ne kemi bërë përgatitje të duhur kundër një kundërshtari që gëzon respektin e të gjithë atyre që e njohin. Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës, duke u përshtatur me stilin e kundërshtarit, por pa u larguar nga loja jonë. Duhet pasur parasysh se kundërshtari ka përvojë të jashtëzakonshme, pasi u eliminua vetëm në lojën e fundit vitin e kaluar nga Panathinaikos”, ka thënë Isufi.

“Ne nuk kemi mungesa dhe gjendja është optimale. Nuk kemi pasur lëndime, që është më e rëndësishmja. Duhet të japim ndoshta 180 minutat më të mira në histori të klubit për të kaluar një kundërshtar të tillë”, ka pohuar ai.

Strategu gjilanas mendon se forca e Malishevës është tek stabiliteti i grupit. Sipas tij, skuadra e tij, nuk bërë përforcime të shumta.

“Nuk kemi bërë shumë përforcime, përveç disa largimeve. Kemi sjellë një sulmues që mendoj se është inkorporuar mirë në ekip. Ndoshta forca jonë qëndron pikërisht në stabilitetin e grupit”, ka theksuar Isufi.

Ndeshja mes Malishevës dhe Víkingur Reykjavík fillon në orën 20:00.


Go to TOP