Buzhala ironizon LVV-në për rezultatin zgjedhor: Shqiptarët ju kanë thënë JO, plasni!
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ndaj pretendimeve të LVV-së se votat e LDK-së në diasporë janë manipuluar. Përmes një shkrimi në Facebook, ai ironizoi me pretendimet e partisë së Albin Kurtit duke theksuar se gjatë gjithë procesit zgjedhor, LVV ka pasur shumicën në KQZ dhe nuk është ankuar për parregullsi.
Buzhala tha se rezultati nuk po u pëlqen vetëm pse LDK ka marrë 30% të votave me postë, ndërsa theksoi se LVV gjithmonë ka marrë përqindje më të lartë të votave në diasporë, por nuk është ankuar për këtë.
“Shqiptarët ju kanë thënë JO, shumica shqiptare. Plasni,” shkroi ai.
Në fund, ai i ka bërë thirrje LVV-së të krijojë qeverinë nëse ka mundësi, përndryshe, sipas tij, këtë mund ta bëjë dikush tjetër. /Kosova.info/
