Arifi: Nga rezultatet jozyrtare, LVV do ta ketë vështirë
Politologu Dritëro Arifi thotë se rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mund ta ketë të vështirë formimin e Qeverisë e vetme.
“… por, duke e njohur mentalitetin e Vetëvendosjes, e dimë që e ka të pamundur, sepse ajo nuk është mësuar të bëjë kompromise”, thotë Arifi.
Ai thekson se rezultatet jozyrtare janë një sinjal për partinë në pushtet, se duhet të punojë më shumë dhe të mos mbështetet vetëm në fjalë.
Rezultatet e exit-polleve kanë treguar se Vetëvendosje ka pësuar humbje të mbështetjes për rreth 10%.
Por, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me më shumë se 23% të vendvotimeve të procesuara, Vetëvendsoje ka siguruar mbi 55% të votave.
Arifi: Qytetarët e kanë humbur besimin në politikëbërje
Politologu Dritëro Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja më e ulët në votime, tregon se qytetarët e kanë humbur besimin në politikëbërje.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ishte dukshëm më ulët – nga mbi 48 për qind ra në rreth 40 për qind.
Sipas Arifit, mosdalja e votuesve e ka penalizuar më shumë partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje.
Arifi, duke u thirrur në exit-polle, thotë se kjo parti do ta ketë të vështirë ta krijojë vetë Qeverinë.
Mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ai e cilëson si “pjekuri politike e shoqërisë kosovare”.
