Ferizaj: Deri në orën 16:00 votuan 37,723 qytetarë

Në Komunën e Ferizajt po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet e rregullta parlamentare të Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuar nga KQZ deri në orën 16:00 në këtë komunë kanë votuar rreth 37,723 votues apo 31.89%

Kurse në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Tefik Çanga”në Ferizaj e cila ka 8,683 votues, sipas tyre votuan 2,384 me pjesëmarrje  27.46%

KQZ ka bërë të ditur se në këtë komunë të drejtë vote kanë 118 mijë e 288 qytetarë me gjithsejtë 48 qendra me 152 vend votime dhe një qendër të votimit me kusht.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Go to TOP