Kurti bën thirrje për pjesëmarrje në votime: Dita D e demokracisë, shkoni të votoni menjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të dalin menjëherë në qendrat e votimit, duke e quajtur këtë moment “ditën D të demokracisë”.

Në një mesazh drejtuar publikut, Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të pyesin të afërmit dhe miqtë nëse kanë votuar dhe të ndihmojnë në mobilizimin e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ai ka theksuar rëndësinë e dy orëve të fundit deri në mbylljen e kutive të votimit në orën 19:00, duke nënvizuar se këto janë vendimtare për të ardhmen e vendit për më shumë se katër vite.

“Shkoni të votoni sa më parë dhe përcilleni këtë mesazh tek të gjithë,” theksoi Kurti në apelin e tij.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjithë vendin dhe pritet që pjesëmarrja e qytetarëve të ketë ndikim të madh në rezultatin përfundimtar. /Kosova.info/


Go to TOP