Abdixhiku: Istogu është vet LDK-ja, kryengritja e djathtë kombëtare vazhdon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takime intensive me strukturat lokale të partisë në Istog, ku është pritur me entuziazëm nga anëtarësia dhe simpatizantët.

“Dje në Gurrakoc, sot në qytet – shpërthimi këtu nisi dhe s’ka të ndalur më! Istogu jo vetëm që është me LDK-në, është vet LDK-ja,” deklaroi Abdixhiku duke theksuar rëndësinë historike të Istogut për partinë që ai drejton.

Abdixhiku gjithashtu shprehu mbështetjen për kandidatët lokalë dhe njoftoi se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në Rugovë. Ai premtoi një mobilizim të fuqishëm drejt tubimit qendror, duke e quajtur këtë proces “kryengritja e djathtë kombëtare.”

“Ilir të lumtë! Kandidatëve fat!” shtoi Abdixhiku, duke përgëzuar angazhimin e kandidatëve në garën zgjedhore.

LDK vijon të tregojë forcën e saj tradicionale në Istog, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet po intensifikohen në gjithë vendin. /Kosova.info/


Go to TOP