KFOR-i, EULEX-i dhe PK, së bashku në stërvitjen ‘Golden Sabre 2024’

Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Golden Sabre 2024”, në Kampin Vrelo në Prishtinë, nga sot, më 22 nëntor, deri në 25 nëntor, 2024.

Në një postim në ‘Facebook’ bëhet e ditur se nëpërmjet kësaj stërvitjeje do të testohet zbatimi i procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie. Ai do të përfshijë rreth 600 personelë dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, si dhe në rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore. Banorët vendas mund të presin kështu një rritje të përkohshme të trafikut rrugor.

“’Golden Saber 2024’ është një tjetër demonstrim i prekshëm i KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, bën të ditur KFOR-i. /Kosova.info/


Go to TOP