Të martën koncerti i parë i Korit të Filarmonisë së Kosovës

Të martën mbahet koncerti i parë i Korit të Filarmonisë së Kosovës për sezonin 2024-2025.

Sipas njoftimit të Filarmonisë së Kosovës koncerti do të mbahet nën drejtimin e dirigjentit Sasho Tatarchevski, Kori do të sjellë një repertor premierë prej orës 19:30, në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje do të interpretohet “O Magnum Mysterium” nga Hajrullah Syla, ku si solist do të prezantohet violonçelisti i mirënjohur Antonio Gashi. /Kosova.info/

Go to TOP