Xhaferi: Punimet për infrastrukturën dhe parkingjet në Bregun e Diellit po marrin formë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka bërë të ditur se projekti për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen Bregu i Diellit po ecën përpara me ritme të shpejta, duke u fokusuar në rregullimin e rrugëve dhe funksionalizimin e hapësirave për parkim.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me banorët e zonës dhe Parking Prishtinën, i cili ka luajtur një rol kyç në realizimin e projektit.

Xhaferi tha se ky bashkëpunim është thelbësor për krijimin e një mjedisi urban më të rregullt dhe të sigurt duke kontribuuar në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës për të gjithë banorët e Bregut të Diellit.

Projekti do të sjellë zgjidhje afatgjata për nevojat infrastrukturore të kësaj zone. /Kosova.info/

Go to TOP