Kurti e fitoi edhe nji vegël – plenumin!

Shkruan: Halil MATOShI

1.
Albin Kurti e ka mbushë hapësinën e tina me materie dhe e bân me lëvizë simas ligjit të fizikës (materie të zezë!!!) edhe pse ajo hapësina (kranium) ku duhej me qenë truni, tashmâ âsht bosh.
Anëtarët e organizatës tashmâ janë turmëzu.
Tutën nga hija e vet.
Jo vetëm nga të folunit me zâ, po edhe nga mendimi, e le ma nga kritika.
Ata janë tashma të plenumizuem!

2.
Albin Kurti i dha vulën e tij ndamjes nietzscheane të njerëzve: në vegla dhe anmiq.
Krejt anëtarësinë e VV-së e shndrroi në vegla, kurse ata që mendojnë, në dashakqinj, pra në anmiq.

3.
E dhimbshme, lehtësia e padurueshme e t’folunit për anmiqtë e Shkretinës së Tatarëve të Buzzatit, porse Albin Kurti e ka vu nji komb të tanë në lajthitje (e ai anmik s’ka me ardhë kurrë) sepse âsht joekzistent.
Por Kurti beson se anmiku gjithmonë ishte këtu, veçse i fjetun.
Ai e zgjoi shpellën brenda njeriut kosovar.
Bishën.
E bâni budallë gjysën e shoqnisë, tue i dhânë asaj shpellën në vend të shpresës.
Pra shoqnia ka faj, ngase tue u ndie komid – po ndihet brenda – në shpellë!
Kurti ua dha të dëshiruemen, jo të duhunen, atë që ishte gjithmonë në zemër të territ.

Go to TOP