Shën Flori dhe Lauri martirët dhe shenjtorët e Dardanisë

Shkruan: Gjon KEKA

Dardania si pjesë e kulturës shpirtërore krishtere evropiane i ka edhe të shenjtët e tij, në mesin e tyre më të dalluarit ishin Shën Flori dhe Lauri.

I lavdishëm është kujtimi i shenjtorëve të shquar dardan, Laurit dhe Florit, në analet e Kishës, „për shkak të trimërisë me të cilën ata derdhën gjakun e tyre në mbrojtje të besimit të betuar në pagëzimin e shenjtë. Ata ishin vëllezër binjakë dhe vendas. Të zhytur në parimet e Ungjillit, në sytë e tyre nuk kishte asgjë më të çmuar se virtyti dhe ruajtja e xhevahirit të çmuar të hirit Hyjnor.

Të lindur nga prindër të varfër, bukën e fituan si gurgdhendës e murator, mjeshtërinë (zanatin) që e mësuan bashkë me virtytin më shembullor. Ata ndoqën tregtinë e tyre në shtëpinë e tyre dhe vazhduan praktikën e zjarrtë të virtyteve të krishtera.“ (F.B,1884)

Më 18.Gusht përkujtohen këta shenjtor dardan, në fakt në Kosovë do të duhet që të ishte ditë e përkujtimit të këtyre dy dardanëve të shenjtë. Po ashtu do të ishte gjë e mirë sikur ndonjë nga objektet e kulturës shpirtërore apo ndonjë institucion të mbante emrat e këtyre dy dardanëve tanë.

Ata ishin gurgdhendës ,por që në kohën e tyre shumë dardane-ilir u kthyen në krishterim përmes tyre ,sepse ata shpërndanin Lajmin e mirë me anë të dashurisë e jo më anë të dhunës e shpatës.


Go to TOP