98,99 përqind e delegatëve në Kuvendin e Berishës votuan për shkarkimin e Bashës
Janë numëruar të gjitha votat e delegatëve të Kuvendit të Sali Berishës të mbajtur sot për shkarkimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.
Nga 4934 delegatë që ishin të pranishëm në nisje të punimeve të Kuvendit, 4446 delegate kanë votuar pro shkarkimin të Bashës.
Në përqindje, kjo i bie se 98,99 përqind e delegatëve të pranishëm kanë votuar për shkarkimin e Bashës.
9 vota kanë qenë të pavlefshme.
Në total në votim kanë marrë pjesë 4491 delegatë.
