4 të lënduar e 13 të arrestuar pas përleshjes me armë zjarri në Prishtinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta”, konfirmon zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për RTKlive.

Ahmeti ka konfirmuar se janë arrestuar 13 të dyshuar.

“Deri tani nga ana e policisë  janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.


Go to TOP