Vit i mbarë për vreshtarët dhe verëtarët e Komunës së Rahovecit

Vreshtarët e komunës së Rahovecit kanë hyrë në fazën e fundit të vjeljes së rrushit. Siç shprehen ata, sivjet prodhimi i rrushit ishte i kënaqshëm. Vreshtarët thonë se sivjet rendimenti po kërkohet më shumicë.

“Sivjet ka qenë shumë i mirë viti edhe i tryezës edhe i verës, kam 1 hektarë e 20 ari me rrush dhe e kam dorëzuar tek Haxhimurati të verës, kurse të tryezës në Xërxe”, ka thënë vreshtari Vehap Jupa nga Rahoveci.

Kurse vreshtari Ibrahim Hoxha ka thënë se veraritë  e kanë marrë rrushin dhe çmimi ka qenë prej 32 cent e mbi, dhe se çmimi varej edhe nga lloji i rrushit dhe deri diku kanë qenë të kënaqur me çmimin e rrushit të venarive.

“Koha ka qenë e nxehtë, sëmundje ka pas më pak, sivjet kemi bërë më pak trajtime, vetëm 4, kam një hektarë, por kam edhe 3 hektarë të huajat duke i punuar, vetëm mos me qenë vreshtat batall mi kanë dhënë me subvencione me krejt”, ka thënë vreshtari Masar Ejupi.

Veraritë kanë hapur dyert dhe po e pranojnë të gjithë rrushin e kontraktuar nga fermerët.

“Jemi në fazën përfundimtare të grumbullimit të rrushit, kanë mbetur edhe 10 ditë, që të grumbullohet e tërë sasia e rrushit në zonën vreshtarët të Rahovecit dhe jemi mjaft të kënaqur me sasinë dhe kualitetin që kompani ka sjellë, por edhe fermerët”, ka thënë  Emërullah Spahiu – Menaxher i vreshtarisë ” Stoni Castëlle”

Me gjithë heqjen e barrierave për eksportin e verës në vendet e Ballkanit dhe Evropës, vreshtarët thonë se e kanë të pamundur që rrushi i tyre të kapërceje kufijtë rajonalë.


Go to TOP