Qëllohet me armë 34-vjeçari në Shkodër

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, dhe i plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Ai është identifikuar si shtetasi Vincens Piroli, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin.

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e  personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli  në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Go to TOP