Policia në Ferizaj me fushatë vetëdijësuese “Festo me zemër , jo me armë”
Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim edhe me organizatën “Kuvendi i të rinjve të Ferizajt”, kanë shpërndarë fletëpalosje, të cilat përmbanin këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata ti marrin masat e nevojshme që festat e fundvitit të kalojnë pa incidente .
Në njoftimin e policisë, thuhet se pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fundvitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.
“Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :
Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj.
Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit.
Përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim (Poligon).
Personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.
Përdorimi i fishekzjarrëve është i rrezikshëm për fëmijë.
Ndezja e fishekzjarrëve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
