Nuk shkurtohet mandati i Kuvendit të Malit të Zi – pritet seanca për shkarkimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk do të diskutojnë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Parlamenti malazez ka vendosur që mos diskutojë rreth shkurtimit të mandatit të vetë pasi rendi i ditës nuk mori mbështetjen e duhur.

Seanca parlamentare zgjati vetëm disa minuta, raporton rtcg.

Deputetët nuk e miratuan agjendën e seancës së sotme të jashtëzakonshme dhe nuk diskutuan propozimin e Qeverisë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Për rendin e ditës votuan 29 deputetë, 6 kundër dhe 42 abstenime. Gjithsej votuan 79 deputetë.

Fillimi i Kuvendit është vonuar me gati katër orë për shkak të seancës së Komisionit për Sistemin Politik, Gjyqësi dhe Administratë.

Ndërkohë, në një seancë të re pritet të diskutohet për shkurtimin e mandatit të Qeverisë së Malit të Zi të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.

Go to TOP