Mes reagimeve e raportit të krijuar me Beatrix, Donald Veshaj: Gjëra e mia i kam shumë të qarta

Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe.

Dyshja, të cilët tani kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po vazhdojnë të jenë në fokus te medieve e faqeve rozë.

Të njëjtit kanë folur sërish për atë që po bëjnë dhe se çfarë mendojnë për afrimitetin, duke qenë se është krijuar një situatë jo edhe aq e këndshme për shkak të raportit të Donaldit me prezantuesen Bora Zemani.

Beatrix dhe Donald (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, aktori nga Vlora duket se i ka gjërat e qarta të paktën kështu deklaroi edhe ditën e sotme.

“Çfarë mendon?”, ka qenë pyetja e Beatrix së cilës nuk i mungoi një përgjigje adekuate nga Veshaj.

“S’do të mendoj asgjë. Si fus stres vetes kot. Gjërat e mia i kam shumë të qarta”, ka thënë ai.

Beatrix dhe Donald (Foto: Instagram)

Donaldi javën e kaluar ka folur për situatën e krijuar me Borën duke theksuar se nuk ka marrë asnjë shenja nga ylli i “Përputhen”.

Në anën tjetër, Beatrix i kërkoi publikisht falje Zemanit në programin e së premtes. 

Go to TOP