Kosova më e shtrenjtë sesa Belgjika, ja sa më lirë po kushtojnë qumështi, vaji dhe mielli atje

Opinionisti e gazetari Halil Matoshi ka shpërndarë një statistikë që tregon dallimet në çmime të produkteve bazë në Kosovë dhe në Belgjikë.

Matoshi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, ka njoftuar se një litër qumësht shitet 27 centë më shtrenjtë në Kosovë sesa në Belgjikë.

Në anën tjetër, ai ka njoftuar edhe për dallimet në çmime në vaj, sheqer e miell.

Postimi i plotë:

Çmimet e shportës familjare më të nalta në Kosovë se në Belgjikë!?

E drejtueme nga Qeveria Kurti, që u cilësu si Qeveri e shpresës, Kosova ka nji pagë minimale prej 130 € (për sapo të punësuarit) dhe 170 € (për punëtorët me përvojë) ndërsa simas Eurostat, Belgjika ka pagën minimale mbi 1600 €, por keni m’u befasu me çmimet e produkteve të shportës.

Kosovë:

Qumsht 0.99 € 1L

Vaji 3.49 € 1L

Sheqeri 0.84 €  1kg

Mielli  0.83 € 1kg

Belgjikë:

Qumështi   0.72 € 1L

Vaji i misrit 1.79 €  1L

Sheqeri       0.59 € 1kg

Mielli             0.45 € 1kg

Ukrainë:

Mas agresionit rus në Ukrainë, në dyqanet Eco Product, simas kanalit televiziv IRT, çmimet kanë shënu rritje por jo sa në Kosovë.

Monedha ukrainase âsht Hyrvnia

= 0.031 €.

Psh 1 L vaj kushton nga 80 hyrvnia = 2.75 €

Go to TOP