Komuna e Prishtinës: Shtëpia e shembur ka qenë e pabanuar

Komuna e Prishtinës ka dhënë sqarim në lidhje me pamjet e shtëpisë në lagjen “Prishtina e Re”, që është bërë temë e diskutimeve në media.

Sipas komunës, shtëpia ka qenë e ndërtuar pa leje në pronë publike.

“Banorët janë njoftuar dhe larguar me kohë, disa muaj më parë, për shkak se zona ku ndodhej shtëpia është vlerësuar e paqëndrueshme dhe e pasigurt”, thuhet në sqarimin e Komunës.

Tutje thuhet se ‘për banorët që jetojnë pranë hapësirës ku po zhvillohen punimet për Rrugën A, Kryeqyteti ka siguruar zgjidhje të përkohshme për banim, duke mbuluar shpenzimet e qirasë deri në përfundimin e punimeve’.

“Jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë, duke respektuar njëkohësisht ligjin dhe interesin publik”, përfundon sqarimi i Komunës. /Kosova.info/

Go to TOP