Kim Kardashian sjell fotografi nga fëmijëria dhe thotë se ende e bën të njëjtën mimikë

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka publikuar një fotografi nga fëmijëria me një mimikë interesante në fytyrën e saj, të cilin pohon se e bën akoma.

Përmes fotografisë së publikuar, në të cilën ajo ka pozuar për fotoaparatin, bukuroshja tregon se disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.

Kim shfaqet e veshur dhe një bluzë te gjerë, me flokë të kapura, derisa i lidh patinat e saj moderne me ngjyrë rozë.

“Akoma edhe sot e bëj këtë mimikë”, është përshkrimi me shaka që ka vënë Kardashian.

Fansat kanë gjetur ngjashmëri të yllit me fëmijët e saj. Derisa disa e kanë krahasuar me vajzën katërvjeçare Chicago, të tjerët kanë thënë se ngjan më shumë me vajzën e madhe North. 

Go to TOP