Granit Cana në mbështetje të Fifit edhe nga jashtë: Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, në të mirë e në të keq
Ish-banori i Big Brother VIP, Granit Cana, po vazhdon ta ndjekë spektaklin më të famshëm në Shqipëri pavarësisht që u largua ditë më parë.
Siç edhe tregon kësaj radhe, Filloreta Raçi-Fifi është arsyeja që ish-futbollisti po qëndron para ekranit meqë bëri edhe një premtim publik.
Reagimi i tij duket të jetë bërë për shkak të ngjarjes së mbrëmshme në BBV, duke qenë se u alivanos Fifi pas një debati të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku.
Ai ka bërë një postim në rrjete sociale, saktësisht në InstaStory duke thënë se qëndron gjithnjë pranë artistes, në të mirë e në të keq.
“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështirë”, u shpreh Cana.
Fifi dhe Graniti përndryshe kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar e po ashtu edhe për ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.
Megjithëse nisën shkëndijat e para të tyre, dyshja theksuan se do të ngelin vetëm miq të mirë.
Fifi nga ana tjetër pas gjithë asaj që ndodhi mbrëmë kërkoi të largohet nga Big Brother VIP, por që pas një diskutimi u rikthye sërish.