Elemente erotike në romanin “Ti”

“Ditën tjetër unë dhe Maria ndodheshim në banesën e Aleksit. Ishim lakuriq të shtirë në shtrat. Ajo ma kishte kthyer shpinën, e unë e përqafoja shumë. Për herë të parë në jetën time më shkoi mendja te martesa. Mendoja edhe unë të kisha një shtëpi të blerë vetë, sikur të gjithë të tjerët, ta bëja pazarin si të gjithë mileti. Me gisht ia preka ngadalë shpinën. E ndieja aromën e saj të trupit. “Do të largohem njëherë e mirë në fund të semestrit. Dua të shkoj në shkollë në Itali.”, – më tha Maria. “Çfarë?”, – e pyeta, duke mos e shfaqur zemërimin tim. “Mendoj të ik që tani. Është një shkollë shumë e mirë në Milano.”, – tha ajo. “Në Milano?”, – e pyeta. “Më thuaj që po bën shaka.”, – i thashë. “Nuk është për të qeshur…”

Fragment erotik nga romani “Ti” i Ilir Muharremit. 

Go to TOP