“E rrite dhe e ‘vrave’ Lulin”, Berisha: Kështu vepron politikani, kam keqardhje të madhe por..

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për ish-kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Berisha deklaroi se ka një keqardhje të madhe sa i takon raportit të tij me Bashën.

Berisha tha se Basha tregoi një mungesë të integritetit politik.

Pyetje: A ke reagim për atë që thonë; e rrite dhe e vrave Lulin, por përjetësove Ramsin?

Berisha: Kam një keqardhje të madhe, s’e mohoj këtë. Kam keqardhje të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të plotë të integritet politik. Kështu vepron politikani. Së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme.

Go to TOP