Don Xhoni prezenton veturën e tij luksoze në vlerë afro 100 mijë euro

Reperi i njohur, Don Xhon, i ka bërë vetes një dhuratë luksoze.

Ai i ka blerë një veturë të re luksoze, të tipit “Mercedes S-class 2022”, të cilën e ka prezantuar për fansat përmes disa fotografive në rrjetin social Instagram.

Sipas të dhënave zyrtare në Google, një veturë e tillë kap vlerën e afro 100 mijë eurove.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Duket se të ardhurat e mira nga muzika dhe biznesi, ia kanë mundësuar reperit nga Drenasi që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Don Xhoni përndryshe këtë vit nuk ka publikuar ende ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Ai po vazhdon të shijojë suksesin e dy bashkëpunimeve shumë të suksesshme të vitit të kaluar, atë me Loredanën dhe Butrint Imerin. /Telegrafi/

Go to TOP