“Dasmë” në shtëpinë e Big Brother VIP, Donaldi dhe Beatrix vazhdojnë të puthen si nuse e dhëndër

Banorët e Big Brother VIP kanë organizuar një dasmë, në kuadër të një kërkese që iu ka parashtruar “vëllai i madh”.

Tema ka qenë një dasmë jugu dhe banorët kanë zgjedhur që çifti i dasmës duhet të jenë aktori dhe Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Këta të fundit janë bërë kryelajm në mediat rozë, për shkak se kanë konfirmuar lidhjen e tyre përmes një puthje publike që e kanë dhënë para kamerave të BBV.

Në dasmën e organizuar brenda shtëpisë, Beatrix dhe Donaldi janë veshur si dhëndër, ndërsa kanë improvizuar para banorëve momentin e betimit.

Në një moment, ata madje kanë shkëmbyer puthjen e nuses dhe dhëndrit, me çka kanë ngjallur edhe më tej aludimet se afrimiteti mes tyre është serioz.

Go to TOP