Britania paralajmëron sanksione edhe më të ashpra ndaj Rusisë

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka thënë se do të ‘bëjë më shumë’ për të sanksionuar Rusinë.

Duke folur nga Lituania, Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është “absolutisht e vendosur” për të vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë.

Ajo tha se rreth 100 individë dhe organizata janë sanksionuar tashmë dhe ka një listë të mëtejshme që po punohet.

Truss u zotua se Mbretëria e Bashkuar “do të bëjë më shumë” për këtë çështje, por tha “ne duhet të sigurohemi se kemi provat e duhura”, raporton skynews.

Ajo shtoi se një takim i ministrave të G7 nesër do të diskutojë se çfarë sanksionesh të mëtejshme mund të vendosen.

Ndryshe, tashmë shteti rus është duke u ballafaquar me sanksione të ashpra që po i shkaktojnë edhe probleme në funksionimin e jetës së qytetarëve të thjeshtë.

Go to TOP