E ekzagjeron Duda Balje thotë se mendimi i saj kundër martesave të njëjta është i të gjithë kosovarëve

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka insistuar në qëndrimin e vet që të mos lejohen martesat mes së njëjtës gjini në Kosovë, gjë që po pritet të rregullohet me projekt Kodin e ri Civil.

Balje ka deklaruar se ai është një mendim personal i saj dhe sipas saj, Kosova ende nuk është gati për tranzicion të tillë.

‘’Me thënë të drejtën unë kam shkru në Facebook tem, mendimin tem personal, nuk kam shkru në emër të komisionit, por si një person dhe një deputete. Kjo çka kam publiku është një mendim, ku unë kam të drejtë me pasë një mendim. Komuniteti LGBTI duhet me qenë gati që nuk mund të mendojmë krejt si ata. Unë kam të drejtë për mendimin tem , unë e di që ne jemi shtet laik por unë nuk jam laik edhe unë në fakt edhe sa ë jem me mendimin e njejtë unë nuk mundem me përkrah këtë sepse mendoj që ende nuk jemi gati’’, ka thënë Balje.

Tutje ajo lidhur me thirrjen për dorëheqje të saj, thotë se nuk u ka marrë afër zemrës dhe se askush në Kosovë s’mundet me pranu martesa të së njëjtë gjini.

‘’Për shkarkim s’kam pasë ndonjë emocion sepse kjo ka qenë nga disa NGO që financohen nga organizata edhe në fakt unë nuk e di nëse ata kanë të drejtë për me qenë pjesë e kodit civil, unë kam të drejtë të japë mendimin personal. Edhe sot unë jam t’u mendu njejtë, edhe sot mendoj që as në tradita e as në kulturë e as në fe, e asnjë kosovar e boshnjak ne nuk mundemi me pranu këtë. ‘’.

Periskopi ka pyetur deputete Balje edhe për një temë tjetëer aktuale. Formimin e Fondit për Siguri, gjë të cilen e sheh si mjaft pozitive.

‘’Unë e shoh si një hap i mirë. Nuk është diçka me presion. Kush ka mundësi do të përcjell, kush nuk ka mundësi, nuk është me presion. Është një hap kreativ dhe mendoj që FSK ka nevojë për ndihmën. Ne si shtet sa kemi pasë mundësi për me nda në kohë votimi të buxhetit, kemi nda. Këto janë financa shtesë. Këto për mu personalisht kush ka mundësi financiare duhet qenë pjesë e e fodnit, kush jo, nuk është me presion dhe vlerësoj si diçka të mirë’’.

Kujtojmë që kjo deputete publikisht para disa ditësh tha se nuk do ta votojë projekt Kodin e Ri Civil i cili lejon martesën e dy vetave të gjinisë së njëjtë.

Go to TOP