Arrestohet një person për sulmin fizik ndaj Stivi Frashërit, po hetohen edhe disa të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë lidhur me sulmin fizik ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Pas hetimeve të bëra dhe pas deklaratave e video-incizimeve të shumta, është arritur që të identifikohet dhe më pas të arrestohet një person i dyshimtë që besohet se ka qenë i involvuar në këtë incident”, tha Hashani.

Ai poashtu theksoi se është duke u punuar intevisiht për identifkimin edhe të personave të tjerë të invovoluar në këtë incident.

Ndryshe gjatë ndeshjes së sotme Gjilani-Ballkani, persona të dyshimtë kanë sulmuar fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Pas këtij sulmi ndaj Frashërit ka pasur reagime të shumta, ku kërkohet marrja e masave të nevojshme si dhe hetimi i këtij rasti.

Go to TOP