Ministria jep detaje për operatorët të cilët rriten çmimet ekstreme të derivateve, pesë raste dërgohen në gjykatë

Deri në 1.69 cent kanë arritur së fundi çmimet për litër në kuadër të derivateve.

Qytetarëve të Kosovës përpos që iu është vështirësuar jeta në kuadër të rritjes së çmimeve në energji elektrike, produkte ushqimore e në shumë fusha të tjera, probleme së fundi u shfaqën edhe me çmimet e derivateve.

Me çmime ekstreme iu desh të furnizoheshin gjatë muajve të fundit, drejtuesve të automjeteve në Kosovë.

E lidhur me këtë situatë të krijuar, lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në vazhdimësi janë duke kryer inspektime të përbashkëta të cilat ndërlidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit lidhur me caktimin e çmimeve në derivate.

“Inspektorati ndaj çdo operatori ekonomik që vendos çmimet në tabelë/shet karburante në kundërshtim me vendimin e ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore dhe do të ndërmerr masa konform legjislacionit ekonomik.”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

E sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Inspektorati i Tregut në fokus të veçantë ka bërë inspektimin e operatorëve ekonomik që janë importues dhe shitës me shumicë, poashtu të atyre që kanë rrjet të pikave me pakicë të karburanteve.

Të pyetur se sa pompa të derivateve janë gjobitur deri më tani lidhur me shkeljet e bëra në kuadër të vendosjes së çmimeve për derivate, nga ministria është thënë se deri më tani janë pesë raste të iniciuara në gjykatë.

“Deri me tani inspektorati tregut ka iniciuar 5 raste në gjykatë ndaj operatorëve ekonomik që nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe po ashtu janë lëshuar 5 masa administrative dhe 5 operatorë ekonomik janë në procedura”, theksohet në përgjigjen e MINT-it.

E sipas ministrisë përkatëse, përpos mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, MINT po përmirëson situatën e krijuar.

“Përmes mbikëqyrjes se zbatimin e legjislacionin në fuqi dhe zbatimin e vendimit të Qeveris ministria përmirëson situatën e krijuar.”, u tha nga ministria.

E pavarësisht situatës së krijuar në kuadër të rritjes ekstreme të çmimeve të derivateve, derisa në botë ka patur ulje deri në 6 përqind nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës nuk janë deklaruar se pse po ndodh një gjë e tillë.

Por pavarësisht uljes së çmimit në botë deri në 6 përqind, çmimi në Dizell në Kosovë këto ditë shkoi deri në 1.69 cent, kurse Benzina 1.59 cent.

E lidhur me këto rritje çmimesh në të shumtën e rasteve operatorët në Kosovë,  janë arsyetuar se kjo po vazhdohet për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë, apo thënë qartë pas pushtimit rus, por një gjë e tillë nuk u rregullua as kur situata nisi të qetësohej në kuadër të luftës së zhvilluar atje.

Derisa në mbarë botën çmimet kanë rënie, kosovarët vazhdojnë furnizimin me çmime ekstreme në derivate, kualiteti i të cilave në Kosovë shpesh herë ka qenë tejet i ulët.

Go to TOP