Edhe Vuçiqi bisedon në telefon me Blinkenin: I kërkohet zgjidhje e shpejtë në raport me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Sipas njoftimit nga presidenca serbe, bëhet e ditur se Vuçiq dhe Blinken kanë biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe dëshirën e SHBA-së që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Vuçiq i ka prezantuar Sekretarit Blinken gjithashtu pikëpamjet e Serbisë rreth kësaj çështje.

Kujtojmë se Blinken ka biseduar sot edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin gjithashtu ka diskutuar për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP