Sadiku: “Lule Gjeli” simbol i makinerisë së propagandës së Vetëvendosjes

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar me kritika të ashpra ndaj asaj që e cilëson si makinerinë e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje duke përmendur profilin “Lule Gjeli” si pjesë të një mekanizmi të organizuar politik.

Sipas Sadikut, “Lule Gjeli” nuk është thjesht një llogari e rreme në rrjetet sociale, por përfaqëson një nga mekanizmat mbi të cilët, sipas tij, është ndërtuar dhe ushqyer imazhi i Vetëvendosjes dhe i liderit të saj.

Ai pretendon se përmes linçimeve, fyerjeve, shpifjeve dhe kërcënimeve është tentuar të dëmtohen kundërshtarët politikë duke shtuar se dëmi më i madh, sipas tij, i është shkaktuar të vërtetës dhe debatit publik.

Në reagimin e tij, Sadiku përmend edhe profile të tjera si “Jona Citaku” dhe “Vudi Xhemshitat”, për të cilat thotë se nuk janë vetëm profile në rrjetet sociale, por përfaqësojnë kulturën politike që, sipas tij, është ndërtuar dhe ushqyer nga Vetëvendosja. /Kosova.info/


Go to TOP