Zyrtarëve publikë u dalin pagat, MF ende pa sqarim pse u vonuan e si i ekzekutoi sot
Pagat për zyrtarët publikë janë ekzekutuar tashmë.
Kjo është konfirmuar nga punonjës të sektorit publik.
Nga Ministria e Financave ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim se si u bë ekzekutimi i pagave sot, kur dihet se ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Thesarit tashmë i ka përfunduar mandati.
Sipas Ligjit, pagat do të duhej të ekzekutoheshin dje.