ZRrE thotë se “çdo konsumator do të kompensohet plotësisht” për njehsorët me devijim të matjes në kohën e tarifës së lirë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) thotë se “po monitoron” shqetësimet e konsumatorëve për devijime të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike, dhe pretendon se “çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht.”

ZRRE tha se ka kërkuar zëvendësimin e njehsorëve problematikë dhe korrigjime financiare sipas vlerësimeve teknike.

Sipas institucionit, në shumicën e rasteve matja e energjisë ka rezultuar e saktë.

“Pasaktësitë kanë qenë kryesisht të natyrës së devijimit të kohës tarifore”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, në shumicën e rasteve korrigjimet nuk kanë qenë në favor të konsumatorëve.

ZRRE thekson se çdo rast do të trajtohet dhe se konsumatorët do të kompensohen nëse vërtetohen gabime.

Go to TOP