ZRrE: Kërkesa e KEK-ut për rritje të çmimit nuk është marrë parasysh

Zyra e Rregullatorit për Energji po shqyrton tarifat e reja të energjisë elektrike.

Kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se nuk e kanë pranuar propozimin e KEK-ut për rritjen e tarifave, por që nuk tregoi nëse do të ketë rritje ose jo.

“Çmimi i KEK-ut për rritje nuk është marrë parasysh. ZRrE ka marrë çmimin aktual të gjenerimit. Të hyrat e operatorëve në vlerë prej 399.6 milionë euro do të përfshihen në tarifat e konsumatorëve. Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet e operatorëve dhe pastaj do të vendosim”, shtoi ai.

Go to TOP