“Sitoshtypi në tekstil”, punëtoria e nesërme në Galerinë Kombëtare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se Programi për Familje në Galerinë Kombëtare të Kosovës po i vazhdon aktivitetet.

Nesër, nga ora 12:00, do të mbahet punëtoria “Sitoshtypi në tekstil”, udhëhequr nga Bekim Cej.

“Merrni me vete bluzën tuaj të preferuar, pasi do të keni rastin të printoni dizajnë të ndryshme në të, duke e transformuar atë në një vepër të personalizuar arti. Ju do të keni mundësinë për të mësuar teknikat dhe metodat e sitoshtypit. Punëtoria është e hapur për të gjithë!”, ka njoftuar MKRS-ja. /Kosova.info/

Go to TOP