ZRRE-ja miraton tarifat për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind
Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, që mesatarisht janë 16.1 për qind më të larta se që ishin deri tash.
Me 5 vota për, asnjë kundër, janë miratuar tarifat për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit dhe Tregut, tarifat për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes dhe tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal.
Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga 1 maj 2025. Tarifat me blloqe për konsumatorët shtëpiak dhe tarifat ditë-natë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve do të përdoren për të nxitur konsumin efiçient të energjisë elektrike. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Fillon mbledhja e ZRRE-së
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka filluar mbledhja e radhës.
Në mbledhjen e thirrur për sot, në rend dite janë disa pika, përfshirë pikat për shqyrtimin e propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.
Kjo mbledhje mbahet pasi që ZRRE-ja ditë më parë ka miratar rritjen mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale. Sipas vendimit, rritja arrin deri në 16.1%
Sipas këtij vendimi, nga 1 maji, faturat e energjisë elektrike do të rriten mesatarisht për 16.1 për qind.
Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilët përgjatë katër vjetëve tri herë e kanë shtrenjtuar energjinë, e kanë justifikuar vendimin e së premtes dhe nuk kanë marrë për bazë komentet e konsumatorëve dhe as të Presidencës.
