Zogaj: Lënia e LV-së jashtë qeverisë do të ishte përsëritje e gabimit të vitit 2020

Analisti Petrit Zogaj ka paralajmëruar se çdo tentativë për të krijuar qeveri duke lënë Lëvizjen Vetëvendosje jashtë do të ishte përsëritje e gabimit të vitit 2020 me qeverinë Hoti.

Sipas tij, përveç një njohjeje diplomatike të asaj periudhe, qeveria Hoti nuk prodhoi rezultate të tjera pozitive dhe përfundoi duke i hapur rrugë një fitoreje të thellë të LV-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Zogaj ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe të mos bëhet pjesë e manovrave përjashtuese ndaj LV-së, nëse nuk dëshiron të përballet me një rënie drastike të përkrahjes elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Ky koment i analistit vjen në një kohë kur skenarët për krijimin e një shumice të re parlamentare janë bërë temë debati politik në vend. /Kosova.info/


Go to TOP