Maliqi: Kryeministri nuk qeveris, por sundon – i ka 47 deputetë, por kërkon fajtorë

Analisti Agon Maliqi ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së kryeministrit aktual duke e akuzuar se nuk po punon për ndërtimin e një shumice stabile, por po kërkon fajtorë dhe teorira konspirative.

Sipas tij, me 47 deputetë dhe mbështetje të madhe popullore, çdo lider tjetër do ta kishte ndërtuar një shumicë funksionale brenda 24 orëve dhe do të kishte respektuar vendimin e sovranit.

Maliqi thekson se përvoja ka treguar se ky lider nuk është i interesuar për qeverisje me konsensus, por për sundim.

Ai kujton edhe deklaratat e kryeministrit në natën e zgjedhjeve, kur ofendoi ata që i duhen për të formuar qeverinë, ndërsa tani përpiqet të justifikojë mungesën e shumicës me komunikime të parëndësishme në WhatsApp.

“I ke 47 deputetë, vetëm siguro edhe 5-6 të tjerë ose bëj një koalicion dhe askush s’të ndal të jesh kryeministër. Leji filmat!”, përfundon ai. /Kosova.info/


Go to TOP