Zjarr i madh shpërthen në afërsi të Jerusalemit
Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të Jerusalemit. Mbi 110 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e këtij zjarri të madh në afërsi të kryeqytetit izraelit.
Sipas Haaretz, qindra persona kanë lënë automjetet e tyre për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa makinat u vunë në flakë përgjatë autostradës Tel-Aviv-Jerusalem, dhe 14 persona u plagosën. Mbi 150 skuadra zjarrfikëse u thirrën dhe 11 avionë u vendosën për të ndihmuar në kontrollin e zjarrit, raporton Aftonbladet.
Ndërsa ‘Tje Times of Israel’ njofton se disa zona banimi janë evakuuar dhe disa rrugë kryesore janë mbyllur.
Zjarre të mëdha në shkurre po shpërthenin të mërkurën në pyllin Eshtaol në periferi të Jerusalemit, duke detyruar evakuimin e disa komuniteteve dhe mbylljen e rrugëve.
Ishte hera e dytë brenda një jave që zjarret në kodrat në perëndim të kryeqytetit kanë çuar në evakuimin e banorëve.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit raportoi se zjarret po shpërthenin në të paktën pesë vende në kodrat e Jerusalemit.
Zjarri erdhi mes një vale të nxehti dhe erërave të forta që e bënë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.
Komunitetet e Neve Shalom, Beko’a, Ta’oz dhe Nachshon u evakuuan së bashku me memorialin ushtarak në Latrun, duke ndërprerë një ceremoni përkujtimore në vend.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit raportoi se zjarret po përhapeshin në të paktën pesë vende në kodrat e Jerusalemit.
