Zhduket një vajzë në Gjilan, rasti raportohet në polici nga babai

Një vajzë nga fshati Dobërqan i Gjilanit është raportuar e zhdukur nga babai i saj.

Siç raporton policia, familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

“Dobërqan, Gjilan 10.04.2023-05:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tyre viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen saj”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Tutje sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore.

Go to TOP