Ndalohen dy të dyshuar për 48 orë në rastin për mashtrim me derivate të naftës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë K.V. dhe F.V., të dyshuar për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangia nga tatimi, shpërlarje e parave dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi””- thuhet në njoftim.
Për të njëjtin rast më 01.07.2026 ishin arrestuar nëntë persona. /Kosova.info/
