Lipjan: Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës
Gjatë ditës së hënë, Policia ka pranuar një raportim për një rast të dyshuar të dhunës në familje në Lipjan.
Sipas raportit, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
