“Zgjoi” vazhdon për “Oscar”, futet në listën e ngushtë bashkë me 14 filma tjerë ndërkombëtarë
“Zgjoi” hyri në mesin e 15 filmave të përzgjedhur për kategorinë e filmave ndërkombëtar, apo thënë ndryshe “Zgjoi” është pjesë e listës së ngushtë për të kaluar tutje drejt çmimeve “Oscar”.
Më 8 shkurt bëhen të ditur 5 filmat e nominuar në këtë kategori derisa më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore.
’Zgjoi’ është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes, e cila, si shumë nga të vejat në fshatin e saj patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen e tyre.
Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt.
Zgjoi me regji të Blerta Bashollit, ka fituar edhe dy çmime në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Arcs Film Festival”.
Së fundmi, regjisorja Blerta Basholli ka bërë të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021, sipas kritikëve të radios “WBUR”, e cila është e vendosur në Boston, Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit.

Kjo është lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:
“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Pawo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.
Katër nga filmat në listën e ngushtë janë filma, regjisore të të cilëve janë gra (“Playground”, “I’m Your Man”, “Zgjoi (Hive)” dhe “Prayers for the Stolen”).
