Humb një person në Klinë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Një person është shpallur i humbur nga familja e tij në Klinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjetit social, Facebook.

Sipas njoftimit, personi i humbur për herë të fundit është parë tek emergjenca në Komunën e Pejës.

Ai nuk paraqet rrezik për të tjerët, pasi që është përshkruar si person i qetë dhe i urtë.

Informacionet për personin e humbur dhe numri kontaktues për qytetarët që mund të ndihmojnë në gjetjen e tij, të postuara në Facebook nga Ridvan Tahiri:

Person i humbur.Emri : Kadri
Emri i babait: Sefer
Mbiemri: Gashi
Lindur: 31/07/1952
Komuna: Sferke Klinë.
Për herë të fundit është parë duke lëvizur tek emergjenca në Pejë, sipas dëshmitarëve.
Personi në foto nuk paraqet rrezik për askënd, është i qetë dhe i urtë.
Vuan nga një sëmundje me harresë.
Ftoj të gjithë Vullnetarët nga regjioni i Pejës që të jenë bashkëpunues me familjarët dhe Policinë e Kosovës, stacioni Pejë.192 Policia.048 400 608 Familja.

Go to TOP