Zemaj për udhëtimin e Kurtit në SHBA: Është kryeministri që ka zhvilluar vizitat e nivelit më të ulët

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA. Thotë se vizitat e shefit të ekzekutivit në kompani të ndryshme janë të rëndësishme, por jo ato që ka nevojë Kosova.

“Këto vizita janë vizita, ta quaj në kuptimin, nuk janë vizita të cilat janë të parëndësishme, por nuk janë të nivelit të cilit i duhen Republikës së Kosovës nga përfaqësuesit e saj, sidomos nga ekzekutivi”, tha Zemaj.

“Është vizita e nivelit më të ulët që ka ndodh një kryeministër i Kosovës në pjesën zyrtare që i viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm nga pavarësia por as atëherë kur ne e kemi shpallur Republikën dhe nuk na ka njohur asnjë shtet në sferën ndërkombëtare, përpos Shqipërisë”, shtoi ai.

Zemaj komentoi edhe takimin e Kurtit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në funeralin e Albright në SHBA

“Në korridore ku mbahen ceremoni mundësia për të takuar, por me prit me të njoftuar dikush, me bo foto me ish-presidentin Clinton, ose sekretarin e Shtetit dhe t’i e shfrytëzon për një fotografi…. vetëm me ja zgjat dorën sekretarit të Shtetit është hap pozitiv për Kosovën por jo ajo që i duhet Kosovës”, theksoi ai.

“Nëse kryeministri i Kosovës shkon në atë nivel që të takojë drejtorin e një departamenti të një kompanie të taksive, se as atë të parin e tyre, por drejtorin e një departamenti që ka një kompani të taksive…”, tha Zemaj.

Go to TOP